Me 31 maj, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme” në komunën e Therandës

31.05.2013

Me 31 maj, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën  “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme” në komunën e Therandës. Kjo tryezë është organizuar ne bashkëpunim me organizatën “Shtëpia e Felbahut”, duke ftuar përfaqësues te partive politike, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare,mediat lokale, qytetarë, drejtor shkollash dhe akterë  tjerë të përfshirë ne procesin zgjedhor.

Pjesëmarrësit diskutuan për parregullsitë e procesit zgjedhor në zgjedhjet e kaluara, reformën zgjedhore dhe procesin e ndëshkimeve për individët që manipuluan. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve u pajtuan se duhet të ketë mobilizim te një sërë mekanizmash për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pastrimin e listave, heqjen e tollovive nëpër korridoret e vendvotimeve. Gjithashtu u diskutua përgjegjësia që kanë partitë politike në mbarëvajtjen e tërë procesit zgjedhor, e me theks te veçante në trajnimin e komsionereve te tyre.

Ky takim i hapur me qytetarë ka për qëllim të diskutojë hapat e deritashëm në lidhje me reformën zgjedhore dhe për të elaboruar ndryshimet e mundshme në ligjin zgjedhor. D4D dhe Forumi do të paraqesin  qëndrimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore që duhet zbatuar për të përmirësuar procesin zgjedhor.