Implementimi i projektit “Womens Power in Action” në kuadër të granteve të vogla

11.12.2020

Në kuadër të projektit “Womens Power in Action” implementuar nga organizata joqeveritare “Roma in Action” është bërë e mundur që gratë dhe vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Gjakovës të njoftohen me mekanizat komunale që i mbrojnë të drejtat e tyre ku edhe janë mbajtur dy takime me përfaqësuesit e mekanizmave që mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave. Në kuadër të projektit është lansuar një Deklaratë publike dhe është garantuar për avokim institucional mbi të dalurat e deklaratës.

Qëllimi kryesor i projektit ishte ngritja e kapaciteteve të vajzave dhe grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në mënyrë  që të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje dhe të jenë pjesë aktive e  tregut të punës. Për arritjen e qëllimit të projektit janë mbajtur sesione informuese me gratë dhe vajzat  e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian mbi zhvillim e shkathtësive të punës për t’u bërë pjesë e tregut punës. U realizua spoti promovues mbi pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në vendimmarrje si dhe u mbajt konferenca online me temën “Mekanizmat Komumal që i mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave si dhe nxitja e punësimit të tyre”. Përgjatë kohës së implementimit të projektit, vullnetarët me anë të broshurave, posterave dhe takimeve direkte kanë vazhduar sensibilizimin e grave dhe vajzave mbi mekanizmat komunal që i mbrojnë të drejtat e tyre dhe mundësinë e forcimit e përgatitjes për tregun e punës. Krejt në fund u realizua edhe një debat televiziv për të ngritur çështjen e pjesëmarrjes së grave në punësim dhe vendimmarrje.

Broshura

 

Posteri

OJQ “Roma in Action”- Gjakovë ishte njëra nga organizatat përfituese të skemës së granteve të vogla të ndara nga Instituti D4D në kuadër të projektit “Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci.