Fillon mbajtja e takimeve me deputetë të Kuvendit të Kosovës

28.07.2020

Gjatë takimit që u mbajt me deputeten nga radhët e PDK-së, znj. Blerta Deliu-Kodra, u diskutua mbi transparencën dhe llogaridhënien e deputetëve ndaj qytetarëve. Ndër të tjera, u diskutua edhe për obligimet që dalin nga deputetët për të qenë sa më të hapur ndaj qytetarëve, sa po arrihet dhe çfarë mund të përmirësojmë në këtë mjedis.

D4D do të vazhdoj të punoj ngushtë me deputetët me qëllim që të identifikohen pengesat kyçe në Kuvendin e Kosovës dhe të ofrohen rekomandime për të rritur efikasitetin dhe gjithëpërfshirjen.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Revitalizimi i parlamentit të Kosovës përmes trajtimit të pengesave kyçe” me mbështetje nga Fondacioni Heinrich Böll (HBF).