Diskutim në mes të rinjve, zyrtarëve komunal dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal të Istogut

02.04.2020

Të rinjtë e Komunës së Istogut, përmes platformës online, mbajtën takim me anëtarët e Kuvendit të Komunës si dhe me drejtorin nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Gjatë këtij takimi, të rinjtë kishin mundësinë që të shfaqin problemet me të cilat po ballafaqohen edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë por edhe në përgjithësi. U potencuan përparësitë dhe sfidat në të cilat ata po hasin gjatë zhvillimit të mësimit online. Përpos kësaj, të rinjtë shprehën nevojat që ata kanë, ndër të tjera: cmimi i lartë i biletës udhëtuese për studentë dhe mbështetja financiare për aktivitetet që realizohen në kuadër të këshillit të veprimit rinor lokal (KVRL). Karshi këtyre kërkesave, anëtarët e Kuvendit të Komunës si dhe drejtori shprehën gatishmërinë e tyre për t’u ofruar zgjidhje dhe mbështetje.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike” me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).