Diskutim Agora: Roli i Asambleistëve dhe Qeverisja e mirë Komunale në Mitrovicë

12.10.2023

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), dje ka organizuar diskutimin Agora në Komunën e Mitrovicës. Ky diskutim kishte për qëllim mbledhjen e qytetarëve të Mitrovicës dhe krijimi i debatit mes tyre, dhe përfaqësuesve të tyre në nivelin lokal.

Në këtë diskutim folës ishin Jeton Zeneli, Këshilltarë Komunalë nga Lëvizja Vetëvendosje, Majlinda Kurti, Këshilltare Komunale nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Oltion Ahmeti, Këshilltarë Komunal nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjatë këtij diskutimi janë ngritur çështje mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjime publike, realizimi i kërkesave të qytetarëve dhe përkrahja e iniciativave të qytetarëve si pjesë të Qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.