Në vazhdimësinë me takimet me parti politike dhe qytetarë nëpër komuna, Instituti Demokraci për zhvillim këtë të mërkure, 12 qershor ka mbajtur tryezë në Komunë e Dragashit me temën “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme”. Kjo tryezë është organizuar ne bashkëpunim me organizatën rinore Youth Circle, duke ftuar përfaqësues te partive politike, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, drejtor të shkollave, përfaqesues të partive Gorane dhe Boshnjake dhe akterë tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor. Pjesëmarrësit diskutuan për problemet e procesit zgjedhor dhe sfidat që e përcjellin atë, duke theksuar një sëre parregullsish. Problemet me listën votuese, përfaqësimi i diasporës, ndarja në zona zgjedhore, listat e hapura dhe të mbyllura, dënimi i manipuluesve të zgjedhjeve ishin disa nga pikat që u debatuan. Gjithashtu përfaqësimi i partive minoritare ishte temë diskutimi, në këtë tryezë.
Ky takim i hapur me qytetarë ka për qëllim të diskutojë hapat e deritashëm në lidhje me reformën zgjedhore dhe për të elaboruar ndryshimet e mundshme në ligjin zgjedhor. D4D dhe Forumi paraqitën qëndrimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore që duhet zbatuar për të përmirësuar procesin zgjedhor.
