Me datën 29 maj u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme” në komunën e Vushtrrisë

29.05.2013

Me datën 29 maj u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme” në komunën e Vushtrrisë. Kjo tryezë është organizuar ne bashkëpunim me organizatën  rinore Hareja , duke ftuar përfaqësues te partive politike, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, drejtor shkollash dhe aktere tjerë të përfshirë ne procesin zgjedhor. Pjesëmarrësit diskutuan për problemet e procesit zgjedhor dhe sfidat qe e përcjellin atë, duke theksuar një sëre parregullsish. Problemet me listën votuese, sistemi  i adresave, dënimet për manipuluesit e zgjedhjeve dhe reforma zgjedhore ishin temat kryesore rreth te cilave u debatua dhe u dhanë rekomandime.

Ky takim i hapur me qytetarë ka për qëllim të diskutojë hapat e deritashëm në lidhje me reformën zgjedhore dhe për të elaboruar ndryshimet e mundshme në ligjin zgjedhor. D4D dhe Forumi do të paraqitën qëndrimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore që duhet zbatuar për të përmirësuar procesin zgjedhor.