Avokim për aprovimin e lehtësirave për bizneset që udhëhiqen nga gratë gjatë përballjes me pandeminë COVID-19

23.12.2020

Në kuadër të projektit “Avokim për aprovimin e lehtësirave për bizneset që udhëhiqen nga gratë gjatë përballjes me pandeminë COVID-19” implementuar nga Shoqata “Vizionida” është bërë anketimi i 52 bizneseve të cilat udhëhiqen nga gratë në Komunën e Shtimes, përmes së cilit janë identifikuar nevojat e bizneseve si dhe janë marrë propozimet e tyre rreth masave konkrete që mund të i marr Komuna për t’i ndihmuar ato.

Qëllimi kryesor i projekt ishte përmirësimi i pozitës së bizneseve të cilat udhëhiqen nga gratë në Komunën e Shtimes, nëpërmjet identifikimit të nevojave të tyre dhe propozimeve konkrete për t’i ndihmuar këto gra, duke bërë ndryshime në “Rregulloren Komunale për Taksa Tarifa dhe Gjoba të vitit 2021”, të cilat u hartuan nga kjo organizatë përmes rezultateve të anketës. Disa nga kërkesat ishin: lirimi nga pagesa e Qirasë Komunale të gjitha bizneset që shfrytëzojnë pronën Komunale në zonën Ekonomike për vitin 2021; lirimi nga pagesa e Taksës Komunale  për shfrytëzimin e Pronës Komunale me destinacion të përkohshëm si: Kiosqet (Qoshqet), Objektet Montazh etj., për vitin 2021 dhe lirimi nga pagesa për Taksat për shfrytëzimin e hapësirave të tregut për vitin 2021. Një tjetër kërkesë ishte shqyrtimi i mundësisë që në vitin 2021 të parashihen Grante apo ndihma Financiare nga Komuna për biznese që udhëhiqen nga gratë në këtë komunë.

Shoqata “Vizionida” ishte njëra nga organizatat përfituese të skemës së granteve të vogla të ndara nga Instituti D4D në kuadër të projektit “Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci.