Angazhim në mësimdhënie i grave të prekura nga pandemia COVID-19

23.12.2020

Në kuadër të projektit “Angazhim në mësimdhënie i grave të prekura nga pandemia COVID-19” implementuar nga Shoqata e artistëve të vegjël dhe të rinj “Amadeus” është bërë angazhimi i grave mësimdhënëse në mësim shtesë me fëmijët e nënave vetushqyese. Në këtë mënyrë kanë përfituar të dy grupet, fëmijët e nanave vetushqyese dhe gratë mësimdhënëse, duke zbutur kështu krizën materiale të shkaktuar nga Covid-19. Në të njejtën kohë përfituan edhe fëmijët të cilët gjatë tërë kësaj kohe kanë qëndruar të izoluar dhe pa aktivitete dhe angazhim të mirëfilltë.

Qëllimi kryesor i projektit  ishte angazhimi i mësimdhënëseve të cilat bartën dijeninë e tyre tek fëmijët e nënave vetushqyese. Fëmijët u inkuadruan në mësime atraktive të muzikës të cilat u dhanë atyre një mundësi për të kaluar kohën dobishëm. Këto aktivitete të mirëfillta u dhanë njohuri të mira fëmijëve si dhe një pasqyrë nanave se fëmijët e tyre kanë prirje për t’u angazhuar në aktivitete muzikore në një të ardhme. Përveç tjerash mësimëdhënëset u stimuluan me pagesë shtesë për të zbutur sadopak vështirësitë financiare të krijuara në këtë kohë të pandemisë.

Shoqata e artistëve të vegjël dhe të rinj “Amadeus” ishte njëra nga organizatat përfituese të skemës së granteve të vogla të ndara nga Instituti D4D në kuadër të projektit “Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci.