Verifiko.info në Fakultetin Ekonomik – Drejtimi Marketing

23.04.2026

Instituti D4D zhvilloi një sesion interaktiv me studentët e Marketingut në Universitetin e Prishtinës, ku diskutuam mbi ndikimin e çrregullimit të informacionit në industrinë e komunikimit dhe rëndësinë e platformës verifiko.info.Pikat në të cilat u përqëndrua diskutimi ishin:

  •  Clickbait dhe Titujt Sensacionalë: Diskutuam për titujt të bujshëm që përdoren si karrem për të tërhequr klikime
  • Sfidat e Deepfakes në Marketing: Diskutuam mbi rreziqet e përmbajtjes së gjeneruar nga AI dhe se si videot e manipuluara (deepfakes) mund të përdoren për të dëmtuar reputacionin e një individi apo një grupi
  • Edukimi Medial si Avantazh Profesional: Si verifikimi i fakteve dhe mendimi kritik janë aftësi thelbësore për çdo fushë apo profesion synojnë të ndërtojnë komunikim të ndershëm dhe të besueshëm me audiencën.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.