
Me ftesë të Peace Corps Kosovo, D4D së fundmi mbajti një punëtori në Shkollën e Mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Gjatë sesionit, nxënësit u informuan për format e ndryshme të dezinformimit, rreziqet online dhe u njohën me platformën Verifiko.info si mjet për edukimin medial.
Diskutimi ishte interaktiv, ku nxënësit ndanë burimet e mediave nga të cilat informohen dhe rrjetet sociale që përdorin më së shumti. Falënderojmë sinqerisht vullnetaret e Peace Corps, Sarah Nishioka dhe Joonhee Bock, për kontaktimin dhe bashkëpunimin me ne.
Ky aktivitet u mbajt me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

