Edukimi Mediatik në Fokus: Punëtoria në Shkollën “Eqerem Çabej”

14.11.2025

Së fundmi patëm një diskutim thelbësor me nxënësit e shkollës “Eqerem Çabej” Biseda jonë u përqëndrua në temën kritike të navigimit të informacionit në epokën dixhitale të sotme.Një pjesë kyçe e takimit ishte prezantimi i platformës Verifiko.info, një mjet i krijuar për të ndihmuar në dallimin e informacionit të besueshëm nga dezinformimi.Gjithashtu diskutuam për sfidat me të cilat përballen të rinjtë çdo ditë në rrjetet sociale. Ishte e qartë se shumë nxënës kanë hasur në tituj të bujshëm që premtojnë shumë, por që përmbajtja e tyre nuk përputhet me informacionin e shtruar.

Një falenderim i madh për stafin dhe nxënësit për angazhimin dhe mendimet e tyre të vlefshme!

Ky aktivitet u mbajt me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor