Takimi i Dytë Konsultativ për Edukim Medial

01.10.2025

D4D me datën 16 Shtator, organizoi një takim të dytë konsultativ me ekspertë për të shqyrtuar platformën e edukimit mediatik Verifiko.info

Ndërsa takimi i parë u fokusua në identifikimin e nevojave dhe përcaktimin e veçorive kryesore për platformën e edukimit mediatik, ky diskutim vijues u përqendrua tek produkti final, Verifiko.info, duke shqyrtuar mundësitë për përmirësime dhe strategjitë për ta bërë platformën edhe më me ndikim. Në këtë takim morën pjesë OShC-të, ekspertë të medias dhe një përfaqësues nga Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrave për të përfshirë më mirë prindërit dhe mësimdhënësit, pasi angazhimi i tyre aktiv mbetet një sfidë, por gjithashtu një faktor kyç në forcimin e edukimit mediatik tek të rinjtë.

Ne falënderojmë të gjithë ekspertët pjesëmarrës për kontributin e tyre të vlefshëm, i cili do të na ndihmojë të sigurohemi që Verifiko të vazhdojë të rritet si një mjet praktik dhe gjithëpërfshirës për mendim kritik dhe përdorim të përgjegjshëm të mediave.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.