Krahas rritjes së ngadaltë të shkallës së punësimit të grave në Kosovë, disavantazhi i grave në tregun e punës po rritet në shifra shqetësuese, duke thelluar ndarjen gjinore dhe duke reflektuar diskriminimin dhe positën e pafavorshme të grave në tregun e punës.
Në 2 vite, 2751 gra më shumë kanë punë të paqëndrueshme, duke afektuar gratë në profesione elementare dhe menaxheriale. 6.5 p.p është rritur numri i grave punëtore të papaguara, kurse gratë që punojnë me orar të pjesshëm për arsye të përkujdesjes familjare, është gjithashtu në rritje.
55.6% e grave të punësuara punojnë në vetëm 3 sektore ekonomike, kurse vetëm 26.5% e grave marrin pagë mbi 500 Euro neto.
Kjo infografikë është realizuar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).