Politika dhe Rinia: Ku Ndalet Debati dhe Fillon Gjuha e Urrejtjes?

20.09.2024

Është mbajtur Salloni i së Martës me temën “Politika dhe Rinia: Ku Ndalet Debati dhe Fillon Gjuha e Urrejtjes?”, në komunën e Vushtrrisë.

Për të diskutuar rreth kësaj teme, të ftuara në panel ishin: Drita Dibrani, Anëtare e Kryesisë së Rinisë për Vetëvendosje, dhe Vlerë Tahiri, Kryetare e Rinisë Demokratike. Salloni u moderua nga Lirim Kosumi, Koordinator i projekteve në Qendrën Rinore Hareja.

Gjatë diskutimit, u theksua rritja e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, ku debatet politike shpesh e përçojnë këtë gjuhë. U nënvizua rëndësia e edukimit medial, me sugjerimin për ta përfshirë si lëndë në shkolla. Kalimi nga debati në gjuhën e urrejtjes ndodh për shkak të mungesës së argumenteve, duke rezultuar në ofendime dhe etiketime.

Ky sallon organizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

Sallonet e ardhshme