Sigurimi i Integritetit: Verifikimi i Fakteve në Sistemin e Drejtësisë në një epokë të keqinformimit mediatik

04.09.2024

Eshtë mbajtur Salloni i së Martës me temën: “Sigurimi i Integritetit: Verifikimi i Fakteve në Sistemin e Drejtësisë në një epokë të keqinformimit mediatik”, kësaj radhe në Komunën e Mitrovicës, në kuadër të Aktivitetit për Drejtësi i USAID-it në Kosovë.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Hateme Haxhaj, Zyra për informim dhe komunikim me Median – Gjykata Themelore, Mitrovice; Egzona Rexha Shala, Zyrtare Ligjore dhe Avokate dhe Majlinda Jashari, Gazetare.

Salloni u moderua nga Urall Boshnjaku, Gazetar në Mitropol.

Gjatë këtij diskutimi u theksua ndikimi i mediave në proceset gjyqësore, duke theksuar se shpeshherë mund të jetë negativ duke ndikuar në rrjedhën e procedurës. Gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes medias dhe sistemit të drejtësisë. Në disa raste, qasja në dokumente është e kufizuar, duke e bërë të vështirë verifikimin e fakteve. Përveç kësaj, ka raste kur gjyqtarët hezitojnë të lejojnë gazetarët të marrin pjesë në seancat gjyqësore.

Sallonet e ardhshme