Java e Krenarisë: Sa është prezente gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+ gjatë aktiviteteve sensibilizuese?

19.06.2024

“Java e Krenarisë: Sa është prezente gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+ gjatë aktiviteteve sensibilizuese?”, ishte tema e cila u diskutua gjatë ditës së djeshme në sallonin e së martës.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuara në panel ishin: Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore; Blendë Pira, Hulumtuese Ligjore dhe Kordinatore e Programit në Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe Diellza Mehmeti, Zyrtare e Komunikimit në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.

Ndërkaq, salloni u moderua nga Adelina Ahmeti, Gazetare në Kallxo.com.

Gjatë këtij diskutimi është përmendur rëndësia e edukimit të shoqërisë, si dhe të informimit mbi gjuhën e urrejtjes. Edhe në mediat online edhe në platformat  që organizojnë javën e krenarisë, gjuha e urrejtjes ka qenë gjithmonë prezente, kjo për shkak se shumë portale nuk e dinë se çka përbënë gjuha e urrejtjes dhe pasojat që sjell ajo. Poashtu është përmendur se më shumë të ekspozuar nga gjuha e urrejtjes në mënyrë të vazhdueshme janë aktivistët, dhe se rrjetet sociale nuk janë të vendosura në një mekanizëm rregullues dhe nuk ka ligj ende që ti mbrojë individët nga sulmet online.

Ky sallon organizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

 

 

 

Sallonet e ardhshme