Drejtësia Tranzicionale në Kosovë – Ku qëndrojmë 25 vite pas luftës?

22.05.2024

Instituti Demokraci për Zhvillim, ka mbajtur Sallonin e së Martës me temën: “Drejtësia Tranzicionale në Kosovë – Ku qëndrojmë 25 vite pas luftës?”

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv në Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK); Selvi Izeti, Psikologe në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (KRCT); Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Blerim Halili, Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës (IKKL).

Në diskutim u përmend rëndësia e drejtësisë tranzicionale duke i ndihmuar një shoqërie të dalë nga lufta dhe adresimin e nevojave të viktimave të luftës në mënyrë që ajo shoqëri të zhvillohet dhe të arrihet pajtimi mes palëve që kanë qenë në konflikt.

Ky sallon është organizuar me mbështetje të Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme