Vazhdojnë takimet e mëngjesit me deputetët e Kuvendit të Kosovës

26.08.2020

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) po vazhdon të punoj ngushtë me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Më datë 25 gusht 2020, u mbajt takimi i radhës me deputetin Alban Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi transparencën dhe llogaridhënien e deputetëve ndaj qytetarëve. Qëllimi i përgjithshëm i mbajtjes së këtij takimi ishte edhe identifikimi i pengesave kyçe në Parlamentin e Kosovës dhe ofrimi i rekomandimeve për të rritur efikasitetin dhe gjithëpërfshirjen.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Revitalizimi i parlamentit të Kosovës përmes trajtimit të pengesave kyçe”, me mbështetje nga Fondacioni Heinrich Böll (HBF).