Sa ka tension në familje nga ballafaqimi i pavarësisë së rinisë me rregullat tradicionale?

26.04.2016 D4D

Në Prizren, më 26 prill, u mbajt salloni me me temën:”Konflikti në mes gjeneratave: Sa ka tension në familje nga ballafaqimi i pavarësisë së rinisë me rregullat tradicionale?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Mybexhele Zhuri, koordinatore e Njësisë së të drejtave të njeriut në Komunën e Prizrenit, Lirie Lokaj, psikologe, dhe Prek Memaj, këshilli për veprim rinor në Prizren. Panelistët theksuan se është e rëndësishme që të kuptohen arsyet se pse ekzistojnë probleme mes gjeneratave. Së pari sepse këto konflikte mundësojnë edhe rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Ky sallon u moderua nga Nora Arapi-Krasniqi, arkitekte në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren – MKRS, ndërsa editoriali u shkrua nga Elmedina Baxhaku, monitoruese, Ec Ma Ndryshe.

Ky është salloni i parë nga seria e salloneve për të rinjë, organizuar në bashkëpunim me Departamentin e rinisë, Ministria e Kulturës, rinisë dhe sportit, dhe Friedrich-Ebert-Stiftung, Prishtinë.

Sallonet e ardhshme