A luan arti rol në shoqëri të dalura rishtazi nga konflikti?

05.04.2016 D4D

Të martën, më 5 prill, mbahet Salloni me temën: ‘A luan arti rol në shoqëri të dalura rishtazi nga konflikti?’

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Vladimir Miladinovic, artist; Albert Heta, drejtor i Qendrës për Art Bashkëkohor “Stacion” dhe Nita Luci, ligjëruese, Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, UP. Panelistët theksuan fuqitë politike në masë të madhe kanë formësuar disiplina të ndryshme të historisë së artit, e ato arte që kanë mbijetuar nga e kaluara sot janë këtu sepse fuqitë politike e kanë lejuar këtë. Pra, mund të themi se historia e artit, historia e përmendoreve dhe veprave artistike është kompatibile me regjimin politik.

Ky sallon u moderua nga Arif Muharremi, gazetar/hulumtues për art dhe kulturë, ndërsa editoriali u shkrua nga Vladimir Miladinovic, artist.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky Sallon i së Martës është organizuar nga New Perspektiva në bashkëpunim me D4D-në.

Sallonet e ardhshme