• Shqip

Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat ta marrin këtë përgjegjësi

24.05.2017 Tringa Kasemi

Në diskursin publik kur flitet për pushimin e përbashkët prindëror shihet qartë një hezitim kolektiv që e ka kapluar shoqërinë në lidhje me këtë çështje, jo ndoshta pse nuk e shohin të arsyeshëm apo të nevojshëm, por për arsye të mos-pranimit nga ana e shumicës apo edhe ndoshta për arsye edhe të mentalitetit.  Disa hulumtime në lidhje me temën e Pushimit të Përbashkët Prindëror, shpërfaqin se se sa janë burrat dhe gratë të gatshme ta pranojnë por edhe ti rrinë krah këtij ligjit që mbulon pwrfshierjen e të prindërve në përkujdesin e fëmiut . Këto hulumtime, të bëra nëpër komuna në Kosovë, tregojnë se vetëm 16% e burrave të Komunës së Prizrenit kanë shprehur gatishmëri për ta  konsideruar marrjen e pushimit prindëror për  kujdesin e fëmijëve – përqindje kjo shumë e vogël krahas nevojës dh rëndësisë së kësaj të drejte. Këto përqindje janë shqetësuese, dhe është e domosdoshme që të angazhohet shoqëria, institucionet, institucionet arsimore dhe edukative që ky pushimi prindëro të shihet më normal nga ana e burrave, por edhe gratë të jenë të përgatitura ta pranojnë këtë ndryshim, pasi që në mentalitetin tonë dihet se ndryshe jemi të mësuar.

Nga diskutimet e mëtutjeshme del se tema nga disa prej sindikatave është marrë seriozisht dhe se për më tepër mëtojnë se do të duhej t’i jepet shtytje formimit të një komisioni të veçantë që do të merret me këtë çështje. Mirëpo duke e pasur parasysh që ligji ekzistues për pushimin e lehonisë nuk implementohet në plotni, do të duhej të rrisim përpjeket që të fusim në zbatim atë, dhe gradualisht t’i shtojmë legjislacion shtesë si pushimi prindëror. Një punëtoreje në pushim të lindjes i takojnë 12 muaj pushim, 9 muaj me pagesë dhe 3 muajt tjerë pa pagesë, por se në cdo moment ajo  mund edhe ta pret largimi nga puna edhe para se ajo te kthehet nga pushimi. Në rastin më të keq, me të kuptuar për shtatëzaninë e saj, ajo ndodh që suspendohet pa meritë dhe largohet nga puna nga punëdhënësi. Përkushtim të veçantë për implementimit të ligjit të pushimit të përbashkët prindëror, si mënyrë për të parandaluar diskriminimin e grave në tregun e punës.

Megjithatë, një vullnet goxha i mirë duket të jetë prezent sidomos në institucione dhe shoqëri, që modelet perëndimore si direktivat e BE-se të jenë të aplikueshme  edhe në Kosovë. Dihet se në ato vende  avokojnë që të prindëritë të jenë të përfshirë në rrijten e fëmijë. Pra ka edukim të mjaftushëm kolektiv se të dy prindërit janë më se të nevojshëm në proceset e rritjes së një fëmiu. Kjo duke u nisur nga ngrohtësia që ndjen e deri tek zhvillimi i tij/saj psikologjik. Në Kosovë duhet punuar në ngritjen e vetëdijësimit sa i përket kësaj çështje, të binden që kujdesi i të dy prindërve është më se i nevojshëm. Në anën tjetër, në mungesën e vetëdijes mbi këtë temë,ndikim ka edhe shoqëria patriarkale dhe mentaliteti, me theks të veçantë në Prizren. Tek ne rezulton si çudi se babai nuk është për kujdesje të fëmiut, përderisa dihet që nëna është, ndërsa babai në këtë rast shihet vetëm si sigurues i të ardhurave të familjes. Këtu konceptohet se babai është vetëm për të sjellë para në shtëpi, ku si rrjedhojë i bie që babai nuk është i pranishëm në proceset e zhvillimit fizik dhe psikologjik të fëmiut, edhe pse kjo është me  rëndësi tejet të madhe. Burrat duhet të dalin nga zona e rehatisë së vet, sidomos në Prizren, dhe ta sfidojne mendësinë patriarkale.

Një aspekt tjetër po në këtë cështje duhet të trajtohet është se a është e nevojshme që edhe gratë të vetëdijesohen dhe se a janë nganjëherë vetë ato  të cilat nuk japin hapësirë përkujdesjes së babait për fëmiun, për arsye mosbesimi ndaj burrave në këtë aspekt që vie si pasojë e mendësise patriarkale dhe stereotipeve për role gjinore.  Pra  duhet vetëdijësim i burrave  grave e rinisë. Sidomos  nëse vetëdijesohet rinia problemet dhe botëkuptimet në këtë çështje do të rregullohen më lehtë. Sigurisht që ndikon edhe niveli arsimor i këtyre të rinjve, të cilët mund të jenë potencialisht prindër në të ardhmen. Nga praktika del se arsimimi ndikon për kapjen më të lehtë të këtyre temave të ndjeshme për shumicën. Duhet të punohet me femijët qysh në mosha të hershme dhe t’u mundësohet  të shohin modele në shtëpi të barazisë dhe ndarjes së detyrave familjare.

Duke e ditur se ne si shoqëri në shumicën e rasteve nuk e pranojmë gjendjen aktuale, e dimë që nëse nisemi secili prej vetes mendojmë që gjërat janë duke funksionuar si duhet. Mirëpo prej të dhënave të hulumtimeve shihet qartë që ende më e ulët është ajo përqindje e hulumtimeve se sa sa është paraqitur. Si një shpresë dhe frymë shihet që së paku është të fillohet të diskutohet dhe për t’i dhënë rëndësinë e duhur kësaj teme. Burrat që përfshihen në këto procese kanë shëndet mendor më të shëndoshë sesa ata që nuk përfshihen, ata shprehen më lehtë emocionalisht, janë më të ngrohtë për familjen dhe sigurisht që çdo herë jetesa familjare dhe në çift bëhet edhe më e lehtë falë këtyre ndryshimeve.