9 Vjet pas: A kemi arritur konsolidimin e duhur të shtetit?

14.02.2017 D4D

Të marten me 14 shkurt, u mbajt Salloni i së martes me temën: “9 Vjet pas: A kemi arritur konsolidimin e duhur të shtetit?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Fatmir Sejdiu, ish-President i Republikës së Kosovës i cili theksoi se konsolidimi i shtetit nuk ka mbaruar me rastin e shpalljes së pavarësisë dhe po ashtu nuk ka një pikë në të cilën përfundon. Ky konsolidim prek tri shtyllat kryesore të shtetit që kanë të bëjnë me sistemin ligjor, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e institucioneve demokratike. Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Demokratik i Kosovës tha se shteti i Kosovës pas nëntë viteve si shtet i pavarur nuk gjindet në pikën ku do të duhej të ishte si rrjedhojë e keq-qeverisjes nga politikanët tanë. Pasojat nga keqpërdorimet e tyre dhe krimi kanë lënë shumë procese politike në ngecje siç është integrimi evropian.

Ky sallon u moderua nga Besa Shahini, Analiste, ndërsa editoriali u shkrua nga Allen Meta, Instituti D4D.

Editoriali i këtij salloni mund të lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO – K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Sallonet e ardhshme