Teknologjia kundër korrupsionit: Si mundet një uebfaqe apo aplikacion t’i fuqizojë qytetarët?

15.03.2016 D4D

Më 15 mars, u mbajt salloni i së martes me temën: Teknologjia kundër korrupsionit: Si mundet një uebfaqe apo aplikacion t’i fuqizojë qytetarët?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Muhedin Nushi, Drejtor i Drejtorisë së Administratës, Komuna e Prishtinës, Armend Vokshi, Drejtor i Administratës së Përgjithme dhe Personelit, Komuna e Gjakovës, Zana Tabaku, Drejtoreshë, Appdec, dhe Valon Canhasi, Ekspert për media shoqërore. Panelistët thanë se komuniteti i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ka kohë që mundohet të propozojë disa nga alternativat e veta për të fuqizuar qytetarin duke ofruar informacion transparent dhe të hapur (open data), transparencë në gjurmë dixhitale (digital footprint), qasje më të lehtë dhe automatizim të proceseve përmes telefonave personal e internetit. Mirëpo, pa vullnetin e ndryshimit dhe lufitmit në epiqendër, këto alternativa nuk kanë edhe aq dobi.

Ky sallon u moderua nga Çelik Nimani, Partner menaxhues, AppSix ndërsa editoriali u shkrua nga Lorik Mullaademi.

Seria e salloneve mbi Korrupsionin, organizuar në bashkëpunim me programin Anti-Korrupsion të UNDP-së, që përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

Sallonet e ardhshme