Rinia dhe religjioni: A janë të rinjtë më shumë apo më pak fetarë se prindërit e tyre?

24.05.2016 D4D

Në Mitrovicë, më 24 maj, u mbajt Salloni me temën: Rinia dhe religjioni: A janë të rinjtë më shumë apo më pak fetarë se prindërit e tyre?

Hapja informuese dhe provokuese do të bëhet nga: Vjosa Musliu, profesoreshë asistente, Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Lire i Brukselit, dhe Besa Ismaili, Prodekane, Fakulteti për studime islame, Prishtinë. Panelistët thanë se rritja e ndjesisë fetare te të rinjtë të cilët kalojnë nëpër tranzicion në pjesë të caktuara, është një aspekt që duhet kushtuar një vëmendje e veçantë, duke pasur parasysh se tanimë kemi edhe elemente të caktuara të cilat tentojnë të devijojnë mësimin mbi fenë. Ngritja e cilësisë në arsim është po ashtu një element, të cilin në masë të madhe duhet ta kemi parasysh, sepse në momente të caktuara ndjehet edhe nevoja që këta të rinj ta kuptojnë drejt çështjen e së drejtës fetare.

Ky sallon u moderua nga Tafil Peci, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa editoriali u hartua nga Kenan Beqiri, Koordinator i projektit, Community Building Mitrovica që mund ta lexoni këtu.

Ky është salloni i dytë nga seria e salloneve për të rinjë, organizuar në bashkëpunim me Departamentin e rinisë, Ministria e Kulturës, rinisë dhe sportit, dhe Friedrich-Ebert-Stiftung, Prishtinë.

Sallonet e ardhshme