Projekt buxhetin për 2017-ën: Buxhet i zhvillimi apo investimit politik?

22.11.2016 D4D

Të marten me 22 Nëntor u mbaj Salloni i së martes me temën: Projekt buxhetin për 2017-ën: Buxhet i zhvillimi apo investimit politik?

Hapja e këtij salloni u bë nga Agim Krasniqi, Zëvendësministër nga Ministria e Financave, ku ai theksoi rëndësinë e rritjes së Buxheti për 2017 nga 1.7 miliardë në 2 miliardë. Kjo rritje vjen si rezultat i stabilitetit fiskal që Kosova ka pasur këto dy vite të fundit. Kjo rritje poashtu do t’i ndihmoj investimet kapitale në sektorët të cilët kanë qenë më herët të diskriminuara. Ndërsa Bali Muharremaj, Deputet në rradhët e AAK-së, në Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës përmendi se rritja buxhetore që nuk përfshihet në Kategoritë Buxhetore. Duke marr kredi dhe duke transferuar paratë nga Trusti  kjo do të dëmtonte qytetarin e Kosovës.

Moderimi i këtij salloni u bë nga Burim Ejupi – Instituti INDEP. Editoriali u shkrua nga Arian Lumezi, Gazeta Metro.

Editorialin e Sallonit mund t’a lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme