Kontributi i mobilitetit të fuqisë punëtore në zhvillimin njerëzor dhe atë ekonomik

01.11.2016 D4D

Më 1 nëntor është mbajtur salloni i radhës me temën: “Kontributi i mobilitetit të fuqisë punëtore në zhvillimin njerëzor dhe atë ekonomik.”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale i cili tha se prioriteti i ministrisë të cilën ai e udhëheq ka si qëllim zhvillimin e kapitalit njerëzor në mënyrë që të arrihet ngritja e potencialit maksimal të të gjithë Kosovarëve. Michael Sauer, CIM Ekspert, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ritheksoi problemin e jopërputhshmërisë të fuqisë punëtore me tregun e punës në vendin tonë duke u bazuar në faktet e paraqitura në raportet e zhvillimit njerëzor të UNDP-së të viteve 2014 dhe 2016. Vigan Qorrolli, Profesor, Universiteti i Prishtinës duke iu referuar demografisë së popullësisë së Kosovës dhe shumicës të të rinjve që e përbëjnë atë, tha se në Kosovë mbizotëron fillimisht një krizë demografike.

Ky sallon u moderua nga Nita Gojani, ndërsa editoriali u shkrua nga Denis Nushi.

Editorialin e Sallonit mund ta lexoni edhe në faqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme