Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Institutit D4D dhe MAPL

09.08.2018

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Memorandumi ka për qëllim hulumtimin, analizimin, vlerësimin dhe modulimin e sistemit të monitorimit dhe raportimit të MAPL-së. Ofrimi i kapaciteteve hulumtuese dhe të analizës nga ana D4D-së synon forcimin e kapaciteteve monitoruese të ministrisë në raport me funksionimin e organeve komunale, monitorim më cilësor të performancës së punës së komunave dhe njësive organizative të Ministrisë si dhe ngritjen e cilësisë së raportimit të njësive organizative të Ministrisë me qëllim të ndërmarrjes së masave adekuate për problemet në lidhje me zbatimin e planeve të punës. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i D4D-së, z. Shpend Emini dhe Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic.