Zgjedhjet Presidenciale në SHBA: Implikimet për Kosovën dhe Ballkanin

05.11.2020

Të martën me datë 03 nëntor 2020, u mbajt Salloni i së Martës me temë: “Zgjedhjet Presidenciale në SHBA: Implikimet për Kosovën dhe Ballkanin”. Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Drilon Gashi, Njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Washington DC, US); Richard Lukaj, Investitor Privat dhe Filantrop (Connecticut, US) dhe Anila Nicklos, Anëtare e Komitetit Organizativ, Shqiptaro-Amerikanët për Biden (Ohio, US).

Drilon Gashi, si folësi i parë i këtij salloni, potencoi se se zgjedhjet presidenciale të Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit janë ndër zgjedhjet më domethënëse në historinë modern të SHBA-ve, ndonëse kjo frazë përdoret sa herë që ka zgjedhjeKjo për faktin se të dy kandidatët pozicione të ndryshme për drejtimin që duhet të merr SHBA dhe zgjedhjen e problemeve që konsiderohen si probleme shekullore e që janë menaxhimi i ekonomisë, e sidomos në këtë kohë kur pandemia ka ndikuar shumë në gjendjen ekonomike në SHBA, si dhe problemeve të vazhdueshme si pabarazia.

Panelisti i dytë i këtij salloni, Richard Lukaj, argumentoi se megjithë ndryshimet që kanë ndodhur në SHBA, orientimi nga Kosova dhe shqiptarët fatmirësisht ka qenë konstruktiv dhe pozitiv në përgjithësi. Megjithatë ai potencoi nevojën për për t’u inkuadruar në administratën Biden apo Trump. Lukaj shtoi se  vitet e fundit po vërehen përçarje më të mëdha në rajon dhe mungesa  e një baze stabile për rritjen ekonomike, stabilitetit, mbrojtjes dhe antarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në fund, Anila Nicklos argumentoi për rëndësinë e votës minoriteteve në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, përfshirë këtu votën e shqiptaro amerikanëve. Ndër të tjera znj. Nicklos theksoi rëndësinë e një qasja të përbashkët të diasporës shqiptare,  si dhe kooridnimin e diasporës me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Salloni u moderua nga Visar Xhambazi, Hulumtues i Politikave, Instituti D4D, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Linda Latifaj, Hulumtuese, A Path for Europe.


Ky sallon mbështetet nga: Fondacionet për Shoqëri të Hapur.

Sallonet e ardhshme