Transparenca dhe llogaridhënia: Si të sigurojmë që informacionet mbi vendimmarrjen të jenë të qasshme për publikun?

26.10.2024

Transparenca dhe llogaridhënia: Si të sigurojmë që informacionet mbi vendimmarrjen të jenë të qasshme për publikun? Kjo ishte tema e cila u diskutua në sallonin e së martës.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare; Valdete Berisha Murina, Zyrtare e Lartë për Raportim dhe Informim; Donjeta Ismajli, Kryetare e Forumit për Transparencë Komunale dhe Amir Jakupi, Organizata “Fortesa”.

Gjatë këtij diskutimi u theksua se si ndihma e institucioneve ka ndikuar në çasjen më të volitshme të dokumenteve publike si dhe seancave parlamentare. Kjo nuk i ndihmon partive politike por vet shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Forumet publike kanë rritur masivisht transparencën si dhe llogaridhënien me veglat e tyre siç janë rritja e ndërgjegjësimit për problemet kryesore sidomos për degjimet buxhetore, kërkesat dhe ankesat e ndryshme nga shoqëria civile gjithmonë kanë marrur përgjigje per kërkesat e shtruara, afati ligjor i çasjes së dokumenteve publike, si dhe më e rëndësishmja, komuna të shkojë në komunitete e jo anasjelltas që këto informacione të jenë publike për çdo qytetar kudo që janë.

Aktiviteti u organizua në bashkëkoordinim me Forumin për Transparencë Parlamentare ne Kuvendin e Kosovës, si pjesë e ‘Javës për Parlament të Hapur’

Sallonet e ardhshme