Instituti D4D me datë 8 maj ka mbajtur sallonin e radhës, me temën ” Synim për rezultat sipërfaqësor apo ndryshim rrënjësor në sistemin arsimor?”
Hapja nxitëse dhe informuese u bë nga: Arlinda Beka, Këshilltare Politike në Kabinetin e Ministrit, MASHT, e cila potencoj se rezultatet e Testit Pisa 2015 kanë qenë shqetësuese dhe si të tilla janë trajtuar në mënyrë serioze nga MASHT, Boris Scharlowski, Udhëheqës i projektit CDBE, GIZ potencoi se si i kishte bërë përshtypje reagimi i mediave dhe profesorëve në Kosovë, por edhe më shumë duke pas parasysh që në Gjermani ky reagim ka qenë më i madhë nga vetë prindërit dhe nxënësit që ishin pjesë e këtij testimi, ndërsa Mustafë Kadriu,Menaxher i projektit “Pisa 2018”, MASHT. theksoj se për Testin Pisa 2018 ka qenë përgaditja më e madhe përkundër testit paraprak.
Ky sallon u moderua nga Rinor Qehaja, Drejtor Ekzekutiv, Instituti EdGuard, ndërsa editoriali u shkrua nga Rreze Hoxha, Hulumtuese, Grupi për Studime Juridike dhe Politke.