Të rinjtë e Komunës së Suharekës: Sa po përkrahen iniciativat rinore?

31.10.2019

Aktivizmi rinor është një tipar që i karakterizon të rinjtë e Komunës së Suharekës. Me qëllim që të diskutohet përkrahja që ata kanë për iniciativat rinore, u mbajt salloni me temë: “Të rinjtë e Komunës së Suharekës: Sa po përkrahen iniciativat rinore?”.

Gjatë këtij diskutimi, të rinjtë patën mundësinë që të njihen më afër me punën që po zhvillohet në dobi të tyre. Furnizimi i shkollave me laboratorë, përkrahja në aktivitete të ndryshme sportive, vlerësimi i punës vullnetare ishin vetëm disa nga pikat të cilat u diskutuan në këtë sallon. E duke potencuar se të rinjtë janë e ardhmja e vendit, panelistët theksuan se atyre duhet t’u mundësohet pjesëmarrje në çdo aktivitet.

Ndërkaq, vullneti i këtyre të rinjve për iniciativa rinore gjen përkrahje të madhe nga ana e Komunës duke u ofruar atyre kushte më të mira për t’u mundësuar zhvillimin e këtyre iniciativave.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Bali Muharremaj, Kryetar, Komuna e Suharekës; Beqir Berisha, Drejtor, Drejtoria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës si dhe Saranda Bajraktari, Kryetare, Kuvendi i të Rinjve, Suharekë ndërsa u moderua nga Jetmira Zeka, Zyrtare e projektit, Demokraci për Zhvillim.

Sallonet e ardhshme