Si do të përkrahen interesat e të rinjve nga anëtarët e rinj të kuvendit komunal të Prishtinës?

19.12.2017 D4D

Të martën me 19 Dhjetor u mbajt Salloni i fundit për vitin 2017, me temë: “Si do të përkrahen interesat e të rinjve nga anëtarët e rinj të kuvendit komunal të Prishtinës?”

Panelistët në këtë sallon ishin Adrian Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje – LVV; Kushtrim Sopa nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe Leutrim Retkoceri nga Partia Demokratike e Kosovës –PDK. Për të rinjtë e Prishtinës shihet e rëndësishme që anëtarët e kuvendit komunal që janë të ri në moshë të i mbrojnë interesat e rinisë e jo vetëm të atyre të partisë, gjë që edhe anëtarët u pajtuan. Po ashtu anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal shohin të rëndësishme krijimin e Komitetit të rinjve brenda kuvendit komunal me të cilin ata do të mund të funksionin më mirë dhe përmes tij edhe të rinjtë të kenë një adresë të drejtpërdrejtë për të ngritur çështje brenda mbledhjeve të kuvendit.

Ky Sallon u moderua nga Blerina Ramaj, Koordinatore e Projektit dhe editoriali u shkrua nga Blerinë Ukshini.

Sallonet e ardhshme