Si mund të ndihmojë AI në zhvillimin e aftësive për të rritur konkurrueshmërinë dixhitale dhe ulur pabarazitë shoqërore?

09.10.2024

Si mund të ndihmojë AI në zhvillimin e aftësive për të rritur konkurrueshmërinë dixhitale dhe ulur pabarazitë shoqërore? Kjo ishte tema e cila u diskutua gjatë ditës së djeshme në sallonin e së martës.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Valon Canhasi, Kryeshef Ekzekutiv në Hallakate dhe Darsej Rizaj, Drejtor Ekzekutiv në Shkollën Digjitale. Ndërkaq, salloni u moderua nga Butrint Avdyli, Gazetar në Telegraf.

Gjatë këtij diskutimi u theksua ndikimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale (AI) në tregun e punës në Kosovë, veçanërisht për të rinjtë. Papunësia e të rinjve është një shqetësim serioz dhe se investimet në digjitalizim janë thelbësore për konkurrueshmërinë. AI po transformon çdo sektor dhe se Kosova ka potencialin të konkurrojë në këtë fushë, duke shfrytëzuar infrastrukturën digjitale të investuar.

Sallonet e ardhshme