Me datën 20 mars 2012 u mbajt salloni me temën: “Shoqëria pasqyrohet nga mbeturinat që hedh dhe toka jonë duket e ndotur. Kanë filluar përgatitjet për “Nisma globale për pastrimin e Tokës 2012”. Ku mbetet Kosova?”
Hapja informative dhe provokative e këtij salloni u realizua nga z. Dardan Gashi, Ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Luan Shllaku, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, z. Jeff Fox dhe z. Luan Hasanaj. Moderimi u bë nga znj. Arta Qorri dhe editoriali u shkruajt nga z. Burim Leci.