Rinia pasive: Kush janë shkaktarët?

20.11.2018

Ndërlidhja e pasivitetit të rinisë me mungesë të orientimit dhe informimit ishin çështjet kryesore të cilat u vunë në pah në sallonin e së martës të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) më 20 Nëntor 2018 në Komunën e Mitrovicës.

Fokusi i këtij diskutimi ishte në tematikën: “Rinia pasive: Kush janë shkaktarët?”, ndërsa pjesë e panelit në këtë salon ishin Tafil Peci, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kenan Beqiri, OJQ CBM, si dhe Besart Peci, KVRL.

Përgjatë këtij diskutimi ishin dy këndvështrime të cilat rezultuan të jenë më të zëshme. Në njërën anë, patëm këndvështrimin nga hapësirat institucionale, ku u specifikua se rinia duhet të jetë më kërkuese ndaj të drejtave të tyre, si dhe në shfrytëzimin e mundësive të cilat vijnë nga komuna. Ndërsa, në anën tjetër, nga pjesëmarrësit në diskutim u përmend fakti se komuna duhet të jetë më e hapur ndaj bashkëpunimit me të rinjtë dhe të rejat e kësaj komune, si dhe duhet t’i përmirësojë metodat e komunikimit.

Salloni u moderua nga Lulzim Hakaj, OJQ 7 Arte, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Tringa Berisha, Aktiviste e shoqërisë civile.

Ky sallon u mundësua me përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sallonet e ardhshme