Rinia dhe politika: Si i shohin dhe vlerësojnë të rinjët politikanët?

27.06.2017 D4D

Të marten me 27 Qershor në Gllogoc/Drenas, në kuadër të Salloneve me të rinj u mbajt salloni me temën: “Rinia dhe politika: Si i shohin dhe vlerësojnë të rinjët politikanët?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Xhavit Drenori, Asambleist, Kuvendi Komunal Gllogoc i cili theksoi se rinia nuk është e pavarur në mënyrën e vlerësimit të politikanëve për shkak që përparimi i tyre varet nga sa afër janë me liderët politik. Shyqiri Bytyqi nga NISMA për Kosovën tha pasi që rinia e Kosovës paraqet numrin më të madh të votuesve dhe si të tillë e kanë mundësinë që të i largojnë dhe të vendosin politikanë në pozitat udhëheqësve. Flutura Avdiu, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Drenasit tha se të rinjtë duhet të angazhohen në krijimin e politikave jo domosdoshmërisht të bëhen pjesë e politikës në mënyrë që të iniciojnë çështjet e tyre.

Ky sallon u moderua nga Afrim Berisha, Menaxher i projektit, Instituti për Demokratizim dhe Integrim dhe editoriali u shkrua nga Alberina Rexha, Këshilli i veprimit lokal në Gllogoc/Drenas.

Sallonet me të rinj janë të organizuara në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme