Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?

03.12.2020

Më datë 1 dhjetor, u mbajt Salloni i së martës me temë: “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. Pjesë e panelit në këtë Sallon ishin: Besnik Bislimi, Nënkryetar i parë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Artan Mustafa, Ligjërues i Politikës Sociale.

Fjala hyrëse e këtij salloni u realizua nga drejtori i Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë z. Rene Schlee i cili shprehi një falenderim për organizimin dhe mbajtjen e salloneve të së martës gjatë vitit 2020 pëkundër sfidave dhe vështirësive që këto sallone të organizohen në mënyrë virtuale, duke sjellë në shoqëri debate mes ekspertëve të fushave të ndryshme, pjesëmarrje nga qytetarët dhe elaborimin e temave dhe problemeve të shumta me të cilat u karakterizua ky vit.

Z. Besnik Bislimi si folësi i parë i këtij paneli potencoi faktin se që nga fillimi i pandemisë ka qenë e qartë se mënyra se si u paraqit ajo, do të krijojë një efekt mbi proporcional tek shtresat e varfëra, prandaj masat e para që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës kanë qenë dyfishimi i ndihmave sociale për kategoritë më të rrezikuara, që në Kosovë janë rreth 25.000 familje të cilat përfitojmë ndihmë nga kjo skemë sociale. Në vazhdim u bisedua edhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike, hartimin e objektivave dhe harmonizimin e saj me ligjet ekzistuese të Republikës së Kosovës.

Z. Artan Mustafa filloi diskutimin duke ngritur shqetësimin e mungesës së informacionit dhe transparencës për shpenzimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës pas 100 ditëshit të parë të qeverisjes. Në vazhdim të diskutimin Z. Mustafa potencoi se qeveria për vitin 2021 duhet të marrë parasysh mësimet e nxjerra nga institucionet në kohën e pandemisë, duke marrë shembull masën 15 të Pakos Emergjente e cila mundëson një pagesë për familjet të cilat nuk kanë të punësuar asnjë anëtar të familjes dhe t’i aplikojë ato që shtresat më të rrezikuara të mos ndjehen dyfish të rrëzikuar nga pandemia dhe varfëria, si dhe së bashku me panelistin z. Besnik Bislimi diskutuan për hartimin e strategjive potenciale që do t’i dilnin përballë pandemisë dhe do t’i ndihmonin shtresat e ndryshme të qytetarëve të kalojnë sa më lehtë këtë sfidë.

Moderimi i këtij Salloni u realizua nga Nora Latifi Jashari, Drejtore Ekzekutive, Instituti GAP, ndërsa hartimi i editorialit nga Berat Thaqi, Analist i politikave, Instituti GAP.


Ky sallon është mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Sallonet e ardhshme