
Të marten me datë 15 Nëntor pas publikimi të Raportit mbi Kosovën nga ana e Komisionit të Bashkimit Evropian u mbajt Sallonit: Raporti i Progresit: 2015,2016 …Progres apo Regres?”
Hapja provokative e këtij salloni u bë nga Sokol Havolli, këshilltar për Ekonomi në zyrën e Kryeministri, ku ai theksoi të rëndësishëm terminologjinë dhe çasjen e re e përdorur nga Komisioni Evropian gjatë shkrimit të raportit e sivjetshëm. Ku për herë të parë Komisioni tregon se kush specifikisht nga Institucionet ka përgjegjësinë mbi problemet. Nga ana e shoqërisë civile, Fatmir Curri nga KCSF thekson se ky Raport nuk paraqet progres apo regres por është Raport Real mbi Kosovën mbi problemet të cilat ballafaqohen çdo ditë . Një ndër prioritetet kryesore është luftimi i Korrupsionit, ku Artan Canhasi theksoi se për të luftuar korrupsionin dhe të kemi rezultate konkrete ndaj luftimit të tij së pari duhet të fillojmë t’i publikojmë Kontratat publike të cilat i nënshkruan Qeveria.
Moderimi u bë nga Getoar Mjeku dhe editoriali u shkrua nga Blerina Ramaj, Koordinatore e Projektit, Instituti D4D.
Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.