Qeverisja lokale vs. niveli qendror: Sfidat në udhëkryq?

31.10.2017 D4D

Të martën më 31 Tetor 2017, u mbajt Salloni me temën: “Qeverisja lokale vs. niveli qendror: Sfidat në udhëkryq?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL; Sazan Ibrahimi, Kryetar, Asociacioni i komunave të Kosovës dhe Bekim Salihu, Hulumtues i lartë, Instituti GAP. Gjatë Sallonit u theksua se pavarësia dhe efektiviteti i qeverisjes lokale janë elementet thelbësore të strukturës së shoqërive demokratike dhe elemente të domosdoshme për suksesin social dhe ekonomik. Për të arritur këtë sukses qeveritë lokale duhet të jenë të fuqishme dhe të afta për të marrë vendime dhe të kenë shërbime sa më afër interesit të qytetarëve. U rekomandua që është e nevojshme të rishikohen të gjitha kompetencat dhe të gjitha kapacitetet e komunave me qëllim që të tejkalohen sfidat dhe problemet e qeverisjes në komuna dhe të ngrihen standardet e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ky sallon u moderua nga Shkumbin Asllani, Koordinator i projektit, Grupi Ballkanik për politika – BPRG dhe editoriali do të shkruhet nga Albulena Nrecaj, Drejtoreshë ekzekutive, Iniciativa për progres – INPO.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – I financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Sallonet e ardhshme