Qeveria Kurti përgjatë vitit 2021: Arritjet dhe Ngecjet

15.12.2021

Të martën më 14 dhjetor, u mbajt Salloni me temën: “Qeveria Kurti përgjatë vitit 2021: Arritjet dhe Ngecjet”.

Për të folur për nëntë muajt e Qeverisë Kurti, Instituti D4D ka ftuar për të diskutuar: Fitore Pacolli, Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV); Blerta Deliu-Kodra, Deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Armend Zemaj, Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Mexhide Demolli-Nimani, Drejtore Ekzekutive në FOL. Moderimi i salloni është realizuar nga Muhamet Hajrullahu, Kryeredaktor në Telegrafi.

Për këtë periudhë nëntë mujore, deputetja Fitore Pacolli, si arritje të Qeverisë Kurti, numëroi, menaxhimin e mirë të pandemisë, sigurimin e vaksinave anti-Covid, ndarjen e miliona eurove në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike,  projektligjet e iniciuar nga kjo qeveri, kursimin e mbi 25 milionë eurove, largimin e homologimit, shtesat për nënat lehona dhe fëmijët, pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Por, ndryshe mendon deputetja Deliu-Kodra. Ajo nuk e sheh si sukses të Qeverisë Kurti, menaxhimin e pandemisë për shkak siç ka theksuar numrin e lartë të vdekshmërisë. Sipas saj nuk është arritur që bizneseve t’i ofrohet ndihmë, derisa e ka quajtur dështimin agjendën e Qeverisë Kurti për miratimin e projektligjeve

Njësoj mendon edhe deputeti  nga LDK-ja, Armend Zemaj. Ai ka treguar se projektligjet të cilat janë propzouar nga Qeveria Kurti që të përfundojnë këtë vit janë shtyrë për 2022. Zemaj ndër tjera ka përmendur edhe si ngecje të kësaj qeverie raportin me mediat duke theksuar se nuk është transparente.

Ndërsa, Mexhide Demolli-Nimani nga shoqëria civile ka treguar se gjatë monitorimit të punëve të Qeverisë Kurti për periudhën Mars-Shtator të vitit 2021 Nga 345 aktivitete sa kanë qenë në total, 121 janë realizuar 28 kanë mbetur të parealizuara dhe 196 kanë qenë në proces.

Për të shikuar më shumë se çfarë është diskutuar mund ta shikoni KËTU

Sallonet e ardhshme