Pushimi prindëror: A e ndihmon barazinë gjinore?

07.11.2017 D4D

Më 7 Nëntor, në Gjilan është  mbajtur salloni mbi temën “Pushimi prindëror: A e ndihmon barazinë gjinore?”. Të ftuar si panelistë ishin: Burim Korqa, Menaxher i projekteve – Kosovo Center for Bussines Support (KCBS), Ziadin Hasani, pediatër – Spitali Rajonal i Gjilanit dhe Kryetar i RC Gjilan, dhe Majlinda Ibrahimi, psikologe, Qendra e kujdesit ditor – Pema.

Edhe pse pikëpamjet mbi pushimin prindëror ndryshojnë mes pjesëmarrësve, pjesëmarrësit theksojnë rëndësinë që në mënyrë që gratë të aktivizohen në treg të punës në shkallë të njëjtë si burrat, duhet të favorizohen politika që mundësojnë ndarjen e barabartë të përgjegjësive mes prindërve. Po ashtu është e rëndësishme që të ju njihet të dy prindërve e drejta në pushim prindëror në mënyrë që mos të ju obligohet të zgjedhin por të dy të jenë pjesë e zhvillimit dhe rritjes së fëmijëve.

Ky sallon është pjesë e projektit “Pushimi prindëror për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim, financohet nga Olof Palme International Centre dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

Sallonet e ardhshme