
Të marten me 7 Mars 2017, u mbajt Salloni i rradhës mbi Pushimin e përbashkët prindëror: Një hap për të thyer pabarazinë gjinore?
Fjalimet hapëse nga: Agim Shahini, Kryetar, Aleanca Kosovare e Biznesit theksoi se bizneset nuk e kanë problem pushimin e lehonisë apo tash prindëror problem për të ju dhënë si një e drejtë punëtorëve të vet. Por që barra e pagesës së pushimit prindëror dhe atij të lehonisë duhet të ndryshohet pasi që i dëmton për së tepërmi bizneset. Visare Gorani-Gashi, Ambasada Suedeze në Kosovë tha se pushimi i përbashkët prindëror nuk duhet të konsiderohet si privilegj por si një e drejtë që i takon të dy gjinive. Edhe ligji për barazi gjinore dhe ligji kundër diskriminimit nuk duhet të shihet si marrje e të drejtave të burrave por si barazi ndërmjet dy gjinive. Luan Hoti, Kryetar, Sindikata e punëtorëve të IPKO tha se sindikata shërben si derë e parë nga ana e punëtorëve për konsultime. Duke marrë parasysh situatën ekonomike pushimi i përbashkët prindëror është çështja e fundit që hapet për diskutim. Ndoshta kjo temë do të ishte e çasshme në momentin kur kemi edhe një zhvillim më të madh ekonomik.
Moderimi u bë nga Iliriana Banjska, Rrjeti i grupit të grave të Kosovës dhe editoriali u shkrua nga Dardan Hoti, Redaktor, Gazeta Metro.
Editorialin e këtij Salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.