Punësimi i grave:  Sa zbatohet Agjenda Globale për Punë të Denjë?

12.03.2019

Përqindja e punësimit të grave në Kosovë vazhdon të mbetet tepër e ulët. Përveç vështirësive në qasjen në punësim, respektimi i Agjendës Globale të ILO-së për Punë të Denjë është një koncept thuajse i panjohur në tregun e punës në Kosovë. Çka nënkuptojmë me punë të denjë? Sa respektohet ligji i punës në fuqi? Si të sigurohemi që gratë të jenë të mbrojtura nga diskriminimi dhe si mund të avokojmë për një ambient pune që vendos njerëzit në qendër të zhvillimit dhe fuqizon ata?

Përgjatë diskutimit, një fokus i veçantë ishte tek domosdoshmëria për mbështetje nga institucionet shtetërore për rritjen e qasjes së grave në punësim, ofrimin e informatave të cilat rrisin mundësitë e tyre për të gjetur punë dhe fuqizimi i ndërmarrësisë tek gratë. Për më shumë, u diskutua për barrierat e ndryshme që kanë gratë, si mungesa e informatave për resurset ekzistuese në komunën ku jetojnë, përqindja e ulët e grave që kanë pronë të regjistruar në emër të vetin, mungesa e qerdheve të përballueshme publike, pushimi i lehonisë dhe mosrespektimi i ligjeve në fuqi që rregullon balancin jetë-familje.

Paneli u përbë nga: Besa Luzha, Koordinatore e Programit, FES, Shqipe Pantina, Deputete e Kuvendit të Kosovës (PSD), si dhe Flamur Bunjaku, Ekonomist.

Salloni u moderua nga Rozafa Kelmendi, Menaxhere e Projektit, UN Women, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Linda Abazi Morina, Menaxhere e Projektit, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).

Salloni i së Martës, me fokus me temën: Punësimi i grave:  Sa zbatohet Agjenda Globale për Punë të Denjë? është mbajtur me 12 mars 2019, në Komunën e Prishtinës.

Sallonet e ardhshme