Pse ka rënë interesimi për aktivizëm qytetar?

01.06.2018 D4D

Insituti D4D me datë 29 maj ka mbajtur sallonin e rradhës në komunën e Mitrovicës, me temën “ Pse ka rënë interesimi për aktivizëm qytetarë?”

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin znj. Florentina Hajdari nga organizata Mundësia, z.Lulzim Hakaj nga organizata 7 Artet dhe z. Kenan Beqiri nga organizata CBM. Të ftuarit diskutuan për rënien e interesimit për qytetari aktive, madje duke e ndërlidhur këtë të fundit edhe me aktivizmin politik. Përshkak të rrethanave politike të zhvilluara në Mitrovicë, është krijuar bindja se cdo vendim mirret nga niveli qendror, ndërsa kompetencat e nivelit lokal janë shumë të zbehta.

Krahas problemeve institucionale, folësit kanë theksuar se problematikë është edhe mentaliteti i krijuar tek qytetarët, të cilët nuk kontribuojnë aq sa duhet në komunitetin e tyre si dhe nuk janë mirë të organizuar për kauzat të cilat i preukupojnë. Për këtë arsye shoqëria civile duhet të jetë një dorë e zgjatur e cila duhet tu ndihmoj qytetarëve për të avokuar dhe për të marr vetiniciativa, të ndaj përvojat e tyre dhe të hap dyert për bashkëpunime më të ngushta dhe direkte.

Si problematika qenësore të cilat kanë demotivuar qytetarët e sidomos të rinjtë janë; niveli i arsimit, sistemi i edukimit, papunësia, keqpërdorimi i besimit dhe mungesa e bashkëpunimit, andaj edhe fokusi kryesor në të ardhmen duhet të jenë përmirsimi i këtyre pikave ku kemi qaluar si shoqëri.

Ky salon është moderuar nga Blerinë Ukshini nga Instituti D4D, e cila po ashtu ka shkuar editorialin.

Sallonet e ardhshme