
Më 27 Shtator 2017 në Novobërdë u mbajt Salloni me të rinjtë me temën: Programet jashtëshkollore: Sa do të i avanconin të rinjët?
Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Adem Abazi, Drejtor për Arsim, Rini, Kulturë dhe Sport, Komuna e Novobërdës; Bedri Gashi, përfaqësues i shoqërisë civile dhe Ilir Mustafa, zyrtar për financa. Panelistët thanë se nevoja është mjaft e madhe për të rinjtë që të jenë pjesë e programeve e jashtëshkollore që të avancoheshin më shumë. Por problemet me buxhetin shumë të ulët për tërë vitin për të gjitha shkollat e Novobërdës bën që mos të ketë far mjete për cfarë do lloj organizimi për të rinjtë.
Ky Sallon u moderua nga Alban Avdyli, zyrtar për rini dhe editoriali u shkrua nga Dardan Avdyli, Student i gazetarisë.