• Shqip

Procesi i Vettingut: Qëndrimi i Komisionit Evropian kundrejt Qeverisë së Kosovës

19.11.2021

Të martën më 16 nëntor, u mbajt Salloni i së Martës me temën: “Procesi i Vettingut: Qëndrimi i Komisionit Evropian kundrejt Qeverisë së Kosovës”

Për të diskutuar për këtë temë të ftuar në panel kanë qenë: Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë; Besnik Tahiri, anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv në Institutit e Kosovës për Drejtësi (IKD). Moderimi i sallonit është realizuar nga Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Kallxo.com.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, së fundmi ka kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës që të bëjë Vetting të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke vlerësuar se një gjë e tillë është burim serioz i shqetësimeve.

Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë është shprehur se këtë qëndrim të Komisionit Evropian e ka pranuar me shqetësim për shkak se sipas saj nuk është bërë një vlerësim i drejtë dhe se ato të gjetura që janë paraqitur në Raportin e Progresit nuk janë përditësuar.

Haxhiu ka treguar se Procesi i Vettingut në vend do të zbatohet përmes ndryshimeve kushtetuese sepse kjo formë konsiderohet shumë e rëndësishëm dhe më mirë e adresuar.

Por për këtë formë të Procesit të Vettingut është shprehur skeptik, Besnik Tahiri, anëtar i Komisionit për Legjislacion. Sipas tij reformimi i gjyqësorit, në bazë të ndryshimeve kushtetuese është pak i pamundur pasi që sipas tij deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativ serioze që ka ndodhur përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërtjera, Tahiri ka theksuar se Kosova në raport me shtetet e rajonit është në një situatë më efektive sa i përket procesit të Vettingut.

Ndërsa, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Vettingu duhet të ndodhë. Mirëpo sipas tij Ministria e Drejtësisë ka dështuar ta bind Komisionin Evropian, Ambasadën Evropiane që ky proces është zgjidhja.

Ky sallon organizohet me përkrahje të Fondacioni i Kosovë për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Për të shikuar diskutimin e plotë klikoni KËTU.

Sallonet e ardhshme