Prioritetet e politikës së jashtme kosovare: Cili duhet të jetë fokusi i qeverisë së re?

11.03.2020

Cilat janë prioritetet e qeverisë së re në fushën e politikës së jashtme? Me çfarë sfida ballafaqohet diplomacia kosovare? Ishin këto disa nga pikat të cilat u diskutuan në Sallonin e së Martës me temë: “Prioritetet e politikës së jashtme kosovare: Cili duhet të jetë fokusi i qeverisë së re?”.  

Gjatë këtij diskutimi u potencua se gjendja e politikës së jashtme kosovare nuk është në gjendjem e duhur, kjo për shkak të politikave jo të koordinuara mirë dhe mosrespektimit të dispozitae ligjore nga qeveritë e kaluara.

Sfidë tjetër me të cilën po ballafaqohet Kosvoa mbetet edhe fushata agresive nga Serbia për të bindur shtetet që ti revokojnë njohjet shtetërore për Kosovën. Kjo fushatë ka dëmtuar seriozisht procesin e konsolidimin të Kosovës. Si kundërpërgjigje, Kosova imponoi tarifa doganore vitin, masa këto te cilat po kërkohen të hiqen me ngulm nga shtetet përkrahëse të Kosovës, në mënyrë që ti hapet rrugë dialogut.

Prioritetet e qeverisë së re për politikën e jashtme përfshijnë: hartimin e një strategjie shtetërore për politikën e jashtme, rishikimin funksional të shërbimit të jashtëm dhe përmirësimin e legjislacionit.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Fitore Pacolli, Deputete, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Leonora Kryeziu, Drejtore Ekzekutive, Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, Agon Maliqi, Analist i politikave dhe Donika Emini, Drejtore Ekzekutive, CiviKos. Salloni u moderua nga Erblin Hoxha, Drejtor Ekzekutiv, Debate Center ndërsa editoriali është shkruar nga Visar Xhambazi, Hulumtues i politikave, Demokraci për Zhvillim (D4D).

Sallonet e ardhshme