Praktikimi i religjioneve në shoqëri dhe ndikimi mbi politikat e shtetit

15.07.2021

Të marten me datë 06 korrik, u mbajt Salloni me temë: “Praktikimi i religjioneve në shoqëri dhe ndikimi mbi politikat e shtetit”. Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Skender Perteshi, Studiues i çështjeve të terrorizmit dhe radikalizmit; Fitim Flugaj, Bashkësia Islame e Kosovës; Don Shan Zefi, Kisha Katolike dhe Vedran Obucina, Teolog dhe Politolog nga Kroacia. Moderimi i sallonit u realizua nga Adelina Ahmeti, BIRN.

Duke e theksuar faktin se në Ballkanin Perëndimor janë të panishme religjione te ndryshme në vende të ndryshme, parimisht është shumë i rëndësishëm garantimi i lirisë për të besuar në religjion nga ana e shtetit. Këto dyja ndërlidhen për faktin se ndikimi i praktikimit të religjioneve në shoqëri influencon politikat shtetërore dhe implementimin e tyre.

Vedran Obucina, nga komuntiteti ortodoks në Kroaci, e vlerësoi nivelin e qeverisjes në rajonin e Evropës Perëndimore ku shteti e suporton lirinë e besimit dhe është i pranishëm një lloj sekularizmi, megjithatë në disa vende janë të pranishme një numër shqetësimesh. Kur flasim për influencën e institucioneve religjioze në shoqëri dhe sekularizmin, nënkupton se shteti është i ndarë prej fesë dhe institucionet apo grupet religjioze nuk mund të ndikojnë në asnjë politikë shtetërore. Kroacia karakterizohet me një korizë ligjore ekselente për sa i përket religjioneve dhe lirisë së besimit.

Skender Perteshi poashtu shprehu pikëpamjen e tij mbi këtë çështje. Përkundër faktit që Kosova si shtet është neutral ndaj çështjeve fetare, prap mbron dhe siguron trashëgiminë kulturore dhe atë fetare. U potencua se Kosova ka të drejtë kushtetuese që të mbrojë dhe sigurojë një ambient të duhur, që mundëson që secili komunitet religjioz apo individ të praktikojë lirshëm besimin e tij. Përveç aspektit kushtetues, në Kosovë është i rregulluar edhe aspekti ligjor në kontekstin e lirive fetare, ku detajizohen dhe rregullohen këto liri. Në praktikë insitucioni shtetëor në raport me atë fetar, paraqiten të lira në mënyrën se si funksionojnë dhe organizojnë veprimtaritë e tyre, megjithatë ka një ndërveprim mes tyre. Kjo nënkupton se shteti ka për detyrë të ndërhyjë në çështjet fetare vetem në aspektin ligjor, por jo në aspektin teologjik apo atë religjioz. Pra institucionet fetare janë të lirshme të organizohen më veprimtaritë e tyre deri në pikën kur ato bien ndesh me rendin juridik dhe politik të shtetit.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Kosovë, Fitim Flukaj, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme garantimin e lirisë së besimit dhe mos-shkeljen e kushtetutës nga institucionet religjioze, theksoi se politika shtetërore në Kosovë ka injoruar kërkesat e BIK-ut siç janë: futja e edukatës fetare dhe respektimi i veshjeve fetare në shkolla. Megjithatë, ky institucion që nga viti 2008 në vazhdimësi ka bashkëpunuar me zyrën e kryeministrit për çështje juridike të bashkësive fetare, edhe pse në implemtimin e ligjeve dhe politikave kanë ndikuar faktorë të tjerë. Pra, i vetmi ndikim që mund të theksohet nga Bashkësia Islame në politikëbërje në Kosovë është ndikimi në mënyrë indirekte në hartimin e strategjive të vendit në luftimin e ekzremizmit të dhunshëm dhe në politikat e ministrisë së drejtësisë në veprim drejt deradikalizimit.

Në ndërkohë, Don Shan Zef nga Ipeshkvia e Kosovës konsideroi së çështja e praktikimit të religjioneve dhe ndikimi i tyre në politikat shtetërore është një kompleks në vete. Kisha katolike nuk pretendon ndonjë ndikim në shtet përveç jetësimit të marrëdhënieve të shëndosha  për interesa të përbashkëta të vendit.

Diskutimin e plotë të këtij salloni mund ta shikoni në: https://www.facebook.com/d4d.ks/videos/528299201836503

Ky sallon u realizua me mbështetje nga Konrad-Adenauer-Stiftung.

Sallonet e ardhshme