Portalet dhe mediat sociale: Sa po ndikojnë rregullimet e informacionit në jetën e qytetarëve?

17.03.2022

Të martën më  15 mars është mbajtur Salloni i martës me temën: Portalet dhe mediat sociale: Sa po ndikojnë rregullimet e informacionit në jetën e qytetarëve?.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Visar Prebreza, Redaktor Menaxhues në Jeta në Kosovë (JnK) dhe Naile Dema Selmani, Anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Drenusha Canolli. Koordinatore e Projekteve në Instituti D4D, e cila ka moderuar këtë panel dhe ka bërë prezantim e raportit.

Në këtë sallon Drenusha Canolli nga D4D ka prezantuar raportin me titullin: Portalet dhe mediat sociale: Sa po ndikojnë rregullimet e informacionit në jetën e qytetarëve?. Ky raport ka pas për qëllim identifikimin e lajmeve të cilat kanë pasur synim keq-informimin e qytetarëve dhe nxitjen e urrejtjes për individ ose grupe të ndryshme, dhe familjarizimin e publikut me termet e keq-informimit dhe vërtetimit të lajmeve. Në këtë raport janë monitoruar portale dhe media sociale në të dy gjuhët shqip dhe serbisht dhe përfshinë dy periudha të monitorimit periudhën gjatë fushatës zgjedhore dhe periudhën pas fushatës zgjedhore.

Ndërsa, Visar Prebreza nga JnK ka pohuar se lajmet e rrejshme janë shumë shqetësuese dhe për gjatë viteve ka shumë lajme të rrejshme dhe janë të rrezikshme, e një lajm i rrejshëm nuk është vetëm një lajm vetëm sa për klikime. Prej lajmeve që kanë qenë lajme pa adresë, ka lajme që postojnë lajme me pikëpyetje për mos i identifikua Facebook, që janë lajme të rrejshme. Dhe një lajm i rrejshëm prodhohet pavarësisht prej interesit të qytetarit, pra shikojnë interesin e qytetarit. Lajmet e rrejshme nuk bëhen rastësisht por ai bëhet për shkak se një lajm mund të ketë lexueshmëri prandaj edhe prodhohet.

Kurse, Naile Dema Selmani nga AGK ka thënë se këto lajme bëhen me një qëllim shumë të keq dhe shumë jo fisnik për faktin se gjenerojnë shumë të ardhura, krijojnë interaktivitet, koment, like, share edhe ngritën klikimet në një formë të caktuar dhe këto shndërrohen në pare dhe kjo mund të jetë një nga qëllimet pse bëhet kjo, ky konstatim mund të thuhet se rrjedh në bazë të vrojtimeve që zhvillojmë mirëpo ideja është që nuk bëhen rasisht.

Raportin e plotë e gjeni në LINK

Sallonet e ardhshme